Në Vushtrri varrosen dy viktima të tragjedisë në lumin Tisa

Në Vushtrri varrosen dy viktima të tragjedisë në lumin Tisa

Janë identifikuar edhe dy kufoma të tragjedisë së Tisës, të cilat tashmë janë sjellë në Kosovë.Bëhet fjalë për bashkëshortët Florim dhe Elfete Ademi nga fshati Karaqë të komunës së Vushtrrisë, varrimi i të cilëve bëhet sot. ...


Të dy bashkëshortët humbën jetën në tragjedinë e lumit Tisa, derisa ende nuk dihet për dy fëmijët e tyre, Albertin dhe Florianin, të cilët konsiderohen ende të zhdukur. Ndërkohë Policia Rajonale e hetimeve, ka realizuar një kontroll me bastisjen e katër lokaleve në Vushtrri. Bastisjet janë realizuar mbrëmë në kërkim të provave ose arsyeve të tjera në lidhshmëri me informatat e mbledhura operative në parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore. Policia nuk bën të ditur nëse ky kontroll ka të bëjë me rastin Tisa.

Rtklive.com