Dell: Zgjedhjet, interes i serbëve

Ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell, ka ftuar serbët që të dalin në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit.

Ai këto komente i bëri në fshatin Vërbovc të Vitisë, ku mori pjesë në inaugurimin e një këndi të lojërave, në shkollën e këtij fshati të banuar me serbë.

Dell u tha serbëve lokalë të mos lejojnë të manipulohen nga Beogradi, prandaj, kërkoi nga ata të dalin në votime, për shkak se, siç u shpreh ai, dalja në votime është në interesin e vetë qytetarëve serbë.

Dell shfaqi besimin se në këto zgjedhje do të këtë numër të madh të serbëve që do të dalin në votime. Ambasadori amerikan ka vazhduar vizitën në Viti, duke inauguruar edhe projekte të tjera që janë financuar nga USAID-i.