Në Austri gjendet edhe një i mbijetuar nga tragjedia në lumin Tisa

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person, që dyshohet se ishte në grupin e të zhdukurve në tragjedinë e lumit Tisa, është i gjallë. Ai thuhet se është një adoleshent, i cili gjendet në një qendër paraburgimi në Austri. ...



“Një e kemi të konfirmuar nga autoritetet austriake, një është në Austri nga ajo lista me 16 persona. Domethënë, një është gjallë në Austri dhe ai është në qendër paraburgimi në Austri, për shkak të kalimit ilegal. Por, është gjallë, është i konfirmuar”, ka pohuar për Radion Evropa e Lirë, ndihmësdrejtori për hetime në Policinë e Kosovës, Kadri Arifi, duke mos detaje të tjera për identitetin e të arrestuarit. Ndërkaq autoritetet austriake nuk kanë dashur të komentojnë në lidhje me këtë rast