Vushtrria per nga Lashtesia

Mr. Izet Miftari:

Viciana – Vushtrria nga lashtësia deri më 1918

Për të mos pasur kurrfarë konfuziteti në emërtimin e këtij qyteti, gjatë paraqitjes së këtijë fejtoni, lexuesi do të hasë, kryesisht, në tre emërtime për këtë qytet: Vicianë, Viçitrinë dhe Vushtrri, që varësisht nga periudhat që korospendojnë, edhe mund të jetë përdorur emërtimi. Përkundër emërtimeve të ndryshme, lokaliteti mbetet i njejejtë, sikurse që kemi të bëjmë për popullin shqiptar, që në të kaluerën dhe sot është emërtuar si: Pellazgë, Ilirë, Albanë, Arbër, Arvanitas, Aranutë, Arbreshë etj.

I. VEÇORITË GJEOGRAFIKE TË KOMUNËS SË VUSHTRRISË
Sipas shnimeve statistikore të Agjensisë Kadastrale të Kosovës të vitit 1985, territori i komunës së Vushtrrisë kishte 34.481 ha, 77 ari e 81 m2 me 65 zona kadastrale. Me një fjalë sipërfaqja e thekësuar zinte rreth 3,2% e territorit të përgjithshëm të Kosovës. Kjo komunë shtrihet në pjesën veriore të Kosovës. Ka formë të zgjatur në drejtim Veri-Jug (gjatësia maksimale afro 34 km) dhe pak më shumë e zgjeruar në mes (gjerësia maksimale afro 23 km) me një gjatësi të vijës kufitare prej afro 104,5 km. Kordinatat, në mes të cilave gjendet territori i komunës së Vushtrrisë, janë:
X1 : 200 50’ 09’’ dhe X2 : 210 07’ 05’’
Y1 : 420 41’ 20’’ dhe Y2 : 420 55’ 18’’
Kufiri administrativ i komunës në pjesën veriore, lindore (Kopaoniku) dhe jugperëndimore (Qyqavicë) kryesisht ka karakter kodrionoro-malor, kurse në pjesët veriperëndimore dhe juglindore është fushor. Territori i komunës së Vushtrrisë shtrihet në një sipërfaqe prej 345 km2 .
Në bazë të të dhënave të Ruzhdi Pllanës, të paraqitura në monografinë e Vushtrrisë (2003), në aspketin e kufizimit gjeografik, Vushtrria në veri ka Mitrovicën, në lindje Besianën (Podujevën), në jug Kastriotin (Obiliqin), në jugperëndim Drenasin (Gllogovc) dhe në perëndim Skenderajn. Kufiri verior i komunës së Vushtrisë fillon nga trekufiri Vushtri-Skenderaj-Mitrovicë, në jug të fshatit Vërri dhe shtrihet kryesisht në drejtim të verilindjes, pret lumin Sitnica, vazhdon kryesisht nëpër anën e djathtë të luginës të lumit Smrekonica, duke e ngritur shpateve të Kopanikut jugperëndimor, pastaj në juglindje të Rashanit dhe lindje të Tërstenës, arrin deri në jug të Barës, si pika më veriore e komunës. Në vazhdim vija kufitare shtrihet në drejtim të lindjes, në jug të Kovaçicës deri të Kërshi i Bardhë (1245 m) në trekufirinVushtrri - Mitrovicë – Besianë (Podujevë). Më tutje kufiri vazhdon në drejtim të jugut anës së djathtë të lumit të Kaçandollës deri në jugperëndim të Majancit, ku gjendet trekufiri Vushtrri-Kastriot-Besianë. Në vazhdim vija kufitare shtrihet kryesisht në drejtim të jugperëndimit, pret lumin Llap dhe Sitnica dhe ngritet në shpatet juglindore të Qyqavicës, ku në veriperëndim të fshatit Sibovc gjendet trekufiri Vushtrri-Kastriot-Drenas. Në vazhdim kufiri kryesisht shtrihet përgjatë kurizit të malit Qyqavica në mes të Vushtrrisë, Drenasit dhe Skenderajt. Vija kufitare më e gjatë është me atë të komunës së Mitrovicës, në pjesën veriore. Komuna e Vushtrrisë në periudhën e pas luftës ka pasur ndryshime territoriale dhe në numër të vendbanimeve që kanë hyrë në njësin administrativ të saj. Në kuadër të komunës së Vushtrrisë tani gjenden 67 vendbanime, të organizuara në 15 bashkësi lokale. Organizimi institucional dhe veprimtaria e Komunës 17 nëntor 2007 bëhej në bazë të Statutit të Komunës si akt më të lartë juridik të aprovuar më 01.10.2001. Ndërkaq, pas zgjedhjeve të 17 nëntorit 2007, komuna e Vushtrrisë qeveriste në bazë të rregullores së re për vetëqeverisje komunale.
Qyteti i Vushtrrisë ka pozitë të volitshme gjeografike, sepse shtrihet në pjesën veriore të fushëgropës së Kosovës, ku gërshetohen linja të randësishme antike dhe mesjetare të transportit longitudinal dhe transferzal, të cilat kanë lujtur rol të rëndësishëm gjatë historisë së krijimit dhe zhvillimit të qytetit. Nëpër qytet dhe rrethinën e ngushtë të tij kalonte rruga transite boshnjako-maqedone, e cila në veri të tij gërshetohej me atë të Dubrovnikut, kurse në jug të qytetit, disa dhjetra kilomatra larg, kalonte po ashtu rruga e rëndësishme antiko-mesjetare transferzala Lisssus-Prizren-Prishtinë-Besianë-Naissus (Lezhë-Prizren-Prishtinë-Besianë-Nish). Rrjeti i vjetër antik rrugor vazhdoi të ketë funksione të rëndësishëme në mesjetë dhe më vonë. Ky rrjet rrugor është paradisponuar nga pozita gjeografike dhe kushtet e volitshme natyrore të pjesës qendrore të Gadishullit Ballkanik, ku shtrihet edhe komuna e Vushtrrisë.
Nëpër Vushtrri shtrihet edhe rruga regjionale Mitrovicë-Prishtinë-Ferizaj. Kjo rrugë në veri vazhdon nëpër luginën e Ibrit, duke krijuar lidhje shumë të mira Kosovës me vendet e Evropes Qëndrore dhe Perëndimore. Në Mitrovicë, 12 km në veri të Vushtrrisë, rruga në fjaë kryqëzohet me magjistralen e Adriatikut, e cila nëpër luginën e Ibrit të Epërm, lidh Kosovën edhe me bregdetin adriatik malazias, respektivisht Korridorin Dalmatin të ardhshëm. Nga Mitrovica, përmes luginës së ngushtë të Stantërgut, shtrihet rruga për në minierën e Trepçës. Pastaj, kjo rrugë vazhdon nëpër Shalë të Bajgorës në drejtim të Llapit, e cila për disa kilometra ka mbetur e palidhur si duhet. Kah drejtimi i jugut, nëpërmjet Grykës së Kaçanikut, lidhet me luginën e Vardarit dhe gjirin e Selanikut. Në Shkup kjo rrugë longitudinale prehet me rrugën transferzale ballkanike “Korridori 8” Durrës-Shkup-Sofje-Varnë. Nga kjo arterie e rëndësishme rrugore, Vushtrria gjendet në distancë prej afro 110 km. Gjithashtu, territory io kominës së Vushtrrisë gjendet në afërsi të transferzales regjionale veriore të Kosovës që çon anës veriut të bazenit të Kosovsë, në pjesën veriore të Drenicës dhe Dukagjinit (Mitrovicë-Runikë-Pejë). Deri më sot Vushtrria mbeti e palidhur drejtpërdrejt me Skenderajn dhe Drenasin përmes ndonjë rruge automobilistike.


Nga:
Mr. Izet Miftari: