Prof. Dr Fehmi Agani


Fehmi Agani (1932 në Gjakovë - 6 maj 1999 në Prishtinë, Kosovë) filozof, sociolog dhe politikan i doktoruar, akademik, gazetar dhe Hero shqiptar i Kosovës.


Fehmi Agani ishte nënkryetar shumëvjeçar i LDK-së dhe deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës

Profesor Agani nga koleget e tij (Akademisë së Kosovës) merrej për demokrat i cili kishte për qëllim demoktatizimi e shoqëris shqiptare në gjitha lëmijt e jetës.

Që nga vitet 60-ta kur ishe paraqitur me argumentim e së drejtës së Republikës së Kosovës e deri me vrasjen e tij, Agani e kishte vënë gjithë krijimtarin e tij në shërbim të projekimit, të argumentimit dhe të realizimit të këtij qëllimi. Kështu ai ishte pjesëmarrës aktiv në politiken e Kosovës në vitet -ta.

Duke pasë studiuar për filozofi, specializizuar në shkencat sociologjike dhe politike, doktoruar në këto shkenca, F. Agani, pas një përvoje si arsimtar i filozofisë dhe i lëndëve të afërta në shkollat e mesme të Prishtinës, kishte vazhduar si gazetar dhe komentator i politikës së jashtme në gazetën Rilindja, për t’iu kthyer sërish arsimit - tani në rrafshin universitar si ligjërues, docent e profesor i sociologjisë dhe i sociologjisë politike, po edhe i lëndëve të afërta me to, duke u bërë njëherësh dhe themelues i Degës së Filozofisë e Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës, po edhe një nga ndërtuesit kryesorë të Universitetit në tërësi.
Veprimtaria
Veprimtarinë e frytshme prej arsimtari universitar Fehmiu e kishte nisur para Plenumit të Brioneve, që shënoi kthesë në zhvillimet politike në ish-Jugosllavi dhe sidomos në Kosovë. Pikërisht në atë kohë të çlirimit të energjive krijuese të shqiptarëve shquhet roli i grupit të intelektualëve që përpiqeshin që ato energji t‘i kanalizonin në drejtime pozitive. Fehmiu ishte ndër ata që shquheshin posaçërisht qoftë sa i përket angazhimit për demaskimin e shtypjes barbare të ushtruar mbi shqiptarët, qoftë edhe më shumë në kërkimin e hapësirave të reja për zgjerimin e të drejtave shoqërore dhe kombëtare të shqiptarëve me synim barazimin me të tjerët në ish-Jugosllavi. Gjurmët e angazhimit të tij hetohen në disa drejtime teorike dhe praktike, një veprimtari që e mishëron teorin dhe praktikë dhe e bën gati të pamundëshëm ndarjen e tyre.


Fehmi AganiNë drejtimin politik - në kërkimin e rrugëve për përparim institucional të këtyre të drejtave, krijimin e klimës politike dhe pastaj edhe të kërkesave juridike-kushtetuese për avancimin e statusit të Kosovës në kuadër të federatës jugosllave.( vitet 1967)
Në ndërtimin e mëtejmë të rrjetit të shkollave të larta dhe të fakulteteve, për të kaluar në organizim universitar me mësim të plotë në gjuhën shqipe.
Në themelimin dhe ngritjen e institucioneve shkencore. Më 1967 Fehmi Agani qe emëruar drejtor i Institutit të sapo ri-themeluar Albanologjik në Prishtinë.
Në angazhimin për hapjen e komunikimit të shqiptarëve të ish-Jugosllavisë me shqiptarët e tjerë, posaçërisht me Shqipërinë.
Në situatën e re të Kosovës në federatën jugosllave, pas Amendamenteve kushtetuese dhe Kushtetutës së vitit 1974.
Në rritjen e infrastrukturës së brendshme të institucioneve të Kosovës dhe të cilësisë e gjerësisë së punës brenda tyre. Pas Demonstratave të vitit 1981 përjashtohet nga shoqëria komuniste dhe i merret e drejta e ligjërimit.
Në fillim të viteve ´90 Fehmiu është në kreun e lëvizjes së madhe politike për pavarësinë e Kosovës, në udhëheqjen e ngushtë të LDK-së (nënkryetar dhe "lapsi" i LDK-së}
Në hartimin e të gjitha dokumenteve të rëndësishme për lëvizjen politike në Kosovë në dekadën e fundit, sidomos në hartimin e atyre dokumenteve që kanë peshë dhe vlerë ndërkombëtare.
Në ndërtimin dhe selitjen e raporteve sa më të afërta midis grupeve dhe partive në Kosovën e viteve ’90.
Agani ishte aktiv me "lapsë" dhe trup e shpirt në ngjarjet politike që ndodhnin në Kosovë në vitet 90-ta, ndër të cilat duhet vequar ngjarjet si: Deklarata e Pavarësisë, Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Referendumi për Pavarësi dhe në ndërtimin e institucioneve të Kosovës në bazë të zgjedhjeve presidenciale e parlamentare të Republikës së Kosovës të vitit 1992.
Veprimtaria shkencore
Vitet e hershme të 60-ta : Gjatë gjithë kësaj kohe ai punonte në projektin për shoqërinë civile, njëherish me pretedime teorike dhe me zbatime konkrete në shoqërinë kosovare dhe shqiptare në përgjithsi. Në këtë drejtimi ai kishte pregatitur disa libra të cilat përshkak të luftes nuk arriti të i botoj në vitin 1999.

Vitet e 60-ta : Punime sociologjiko-politike për proceset e participimit të punëtorëve në drejtimet e ndërmarrjeve (Mitbestimmung) në Gjermani. Këto punime janë publikuar në revista të ndryshme në serbokroatisht.

Punime hulumtuese-shkencore për proceset shoqërore-politike në Shqipëri gjatë Luftës II Botërore, sidomos në studimin e veprimtarisë së partive politike.


Prof. Dr. Fehmi AganiVitet e 70-ta : Shkrime më ngushtësisht sociologjiko-teorike, përfshirë dhe tekste për nevoja të shkollave.

Vitet e 80-ta : Projekti i studimit të historisë së mendimit sociologjik. Rezultat i pjesërishëm i kësaj pune është libri i vetëm i atij lloji ndër ne Në rrjedha të mendimit sociologjik i botuar më 1990. Dorëshkrime në tërësi librin rreth 200 faqesh të hartuar për nevoja të instancave shqiptare.

Vitet e 90-ta : Argumentimet dhe shpjegimet shkencore politike të të drejtave shqiptare dhe të Kosovës në raport me sllavët e jugut përreth, projektimet e lëvizjeve konkrete politike përbrenda shoqërisë sonë, projektimet dhe argumentimet e pavarësisë shtetërore dhe shtetformuese të Kosovës dhe në mbrojtjen dhe përhapjen e këtyre ideve; ana tjetër dhe gati paralele me këtë ka të bëjë me çështjet e organizimit të jetës shoqërore, përgjithësisht me organizimin e shoqërisë civile dhe me proceset e demokratizimit.

Pas vdekjes : Është botur një përmbledheje e punimeve të tij e titullura "Pavarsia - Gjasa dhe Shpres".

Prodhimtaria shkencore-intelektuale e Fehmi Aganit është shkruar pjesën më të madhe në gjuhën shqipe. Për një pjesë ajo është hartuar serbisht, por ka dhe shkrime që janë ruajtur në përkthim anglisht.


Vrasja
Rrethanat e vrasjes së Aganit nga ana Doktrinës së shenjtë serbe, mbeten të paqarta. Më 6 maj 1999, Agani, së bashku me familjen e tij, tentoi të linte Kosovën me tren. Në kufirin me Maqedoninë, treni u kthye mbrapsht. Diku afër Fushë Kosovës, policia ndaloi trenin dhe urdhëroi të zbrisnin të gjithë. Dëshmi të ndryshme të botuara në shtyp thonë se Agani u mor ose në një autobus së bashku me burra të tjerë shqiptarë, ose i vetëm me policët brenda një makine private. Kufoma e tij u gjend të nesërmen buzë një rruge gjithë baltë, pranë Lipjanit. Qeveria serbe ngriti pretendimin se Agani është vrarë nga UÇK-ja, në mënyrë që ta pengonin të luante rolin e negociatorit midis Rugovës e qeverisë serbe.

Një deklaratë e policisë e publikuar më 7 maj 1999, tha: Hamendësohet se terroristët e të ashtuquajturës UÇK e kanë mbajtur Aganin të izoluar me synimin për të penguar angazhimin e tij në negociatat midis Rugovës dhe qeverisë së Serbisë. Kur Rugova u nis për në Romë, ata nuk kanë patur interes për ta mbajtur më tej të izoluar, kështu që e vranë. Ky akt terrorist mund të interpretohet pa asnjë dyshim si një konfirmim i vendimit tashmë të shpallur të UÇK-së për të bërë të njëjtën gjë edhe me zotin Ibrahim Rugova

Ukshin Hoti


Ukshin Hoti ka lindur më 1943 në Krushë të Madhe të Rahovecit. Shkollën fillore dhe atë të mesme i kreu në Prizren dhe Prishtinë. Shkencat politike i kreu në Zagreb, kurse 2 vite pasuniversitare i kreu në Beograd në seksionin për marrëdhënie ndërkombëtare politike dhe ekonomike. Pastaj specializoi një vit edhe në Universitetet amerikane: në Chicago, në Universitetin e Harvardit në Boston si dhe në Washington D.C..

Në vitet e ’70-ta ushtroi detyra të ndryshme në pozita të ndryshme të jetës politike dhe arsimore të Kosovës.

Pas një diskutimi në një mbledhje në Fakultetin Filozofik në Prishtinë më 19 Nëntor 1981, ku ai haptas i mbrojti kërkesat e studentëve shqiptar për Republikë të Kosovës në kuadër të Jugosllavisë, ai u dënua me 9 vjet burg, të cilat nga gjyqi suprem u reduktuan në 3,5 vjet. Pas lirimit nga burgu u kthye në vendlindje ku u izolua.

Më 1990 punoi në Lubjanë (Slloveni) në revistat shqiptare “Alternativa”, "Republika" dhe "Demokracia Autentike - DEA" si redaktor deri më 1991, kur u mbyllën ato. Pastaj u kthye në Prishtinë ku punoi për një kohë në Universitetin e Prishtinës.

Në mars të 1993 u burgos për herë të dytë pasi që një vit më parë kishte organizuar homazh për martirët e demokracisë në Brestovc. Në të njëjtin vit u rrah keq nga forcat speciale serbe pasi që kishte vizituar pjesëmarrësit e grevës së urisë në pallatin e shtypit në Prishtinë.

Po ashtu më 1993 pasi e lëshoi Lidhjen demokratike (LDK) Hoti mori pjesë në tubimin mbarëkombëtar të organizuar nga përfaqësuesit politik në Tetovë (Maqedoni) ku u theksua nevoja e bashkimit kombëtar të shqiptarëve në një shtet të vetëm.

Më 17 maj 1994 e dënuan me 5 vjet burg për arsyen se ishte pjesëmarrës i lëvizjes për Republikën e Kosovës.




Fati i Ukshin Hotit
Më 16 maj 1999 kishte mbaruar afati i vuajtjes së dënimit politik prej 5 vjetësh. Të burgosurit shqiptarë dëshmojnë se në përcjellje të tre zyrtarëve të sigurimit serb atë ditë ai është nxjerrë nga burgu i Dubravës (Istog, Kosovë), ku ishin sjellë më parë të burgosurit shqiptarë nga burgu i Nishit (Serbi).

Pas bombardimeve të NATO-së më 19 maj 1999, në burgun e Dubravës ka ndodhur masakra më e përgjakshme: janë ekzekutuar e masakruar 173 të burgosur shqiptarë nga forcat serbe.

Babanë e vëllanë e Ukshin Hotit i kanë vrarë kriminelët serbë, bashkë me 30 kushërinj të tij e 174 bashkëfshatarë të Krushës së Madhe të Rahovecit.

Mbi fatin e prof. Ukshin Hotit (prej 1999) nuk dihet më asgjë!

Veprat
“Lufta e ftohtë dhe detanti", 1975
"Filozofia politike e çështjes shqiptare", 1995


Rexhep Qosja

"Ukshin Hoti - ky sot është simbol i vetëdijes historike, i ndërgjegjes dhe i qëndresës së pamposhtur shqiptare. Nuk është e çuditshme pse ky është emri më i kuptimshëm, më domethënës, më frymëzues në jetën tonë politike sot. Dhe, kjo tregon se populli ynë e çmon, ashtu siç duhet, njeriun e gatshëm për sakrifica. Dua të besoj se Ukshin Hoti do të dijë ta mbajë si duhet domethënien gjithëkombëtare, që rrezaton sot emri i tij."

Ismail Kadare

“Kam frikë se pikërisht ky nivel i lartë ka qenë edhe burim i fatkeqësisë, që e ka ndjekur hap pas hapi këtë martir... Është e papranueshme që një personalitet i një populli, pavarësisht se ç'partie i përket, ose nuk i përket, të mbahet në zinxhirë. Është fyerje për krejt atë popull. Më fort se kurrë, kombi shqiptar ka nevojë për njerëz të aftë e me nivel të lartë. Njerëzit e zotë janë princat e vërtetë të një kombi. Për fat të keq, princat goditen shpesh në mënyrë të vdekshme."

Dr. Ibrahim Rugova


Dr. Ibrahim Rugova lindi më 2 dhjetor të vitit 1944 në fshatin Xerrxe, komuna e Istogut. Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia pushkatuan të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugova, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ibrahim Rugova shkollën fillore e kreu në Istog, të mesmen e kreu në Pejë, më 1967. Fakultetin Filozofik – Dega Gjuhë e Letërsi Shqipe e kreu në Prishtinë. Gjatë vitit akademik 1976-77 qëndroi në Paris, në Ecole Pratique des Hautes Etudes, nën mbikëqyrjen e Prof. Roland Barthes-it, ku ndoqi interesimet e veta shkencore në studimin e letërsisë, me përqendrim në teorinë letrare. Doktoroi në fushën e letërsisë në Universitetin e Prishtinës, më 1984. Në vitin 1996 Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës. Në fillim ishte redaktor në gazetën e studentëve Bota e re dhe në revistën shkencore Dituria (1971-72), që botoheshin në Prishtinë. Një kohë punoi edhe në revistën Fjala. Mandej, për afro dy dekada, Dr. Ibrahim Rugova veprimtarinë e vet shkencore e zhvilloi në Institutin Albanologjik si hulumtues i letërsisë. Një kohë ka qenë kryeredaktor i revistës Gjurmime albanologjike të këtij Instituti. Me krijimtari letrare u mor që nga fillimi i viteve gjashtëdhjetë.

Dr. Ibrahim Rugova më 1988 u zgjodh kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, që u bë bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare, e cila kundërshtoi sundimin komunist serb dhe jugosllav në Kosovë.

Si intelektual me nam që i jepte zë kësaj lëvizjeje intelektuale e politike Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh, më 23 dhjetor 1989, nga themelimi kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi. LDK, nën udhëheqjen e Dr. Ibrahim Rugovës, u bë shpejt forca politike prijëse në Kosovë, duke mbledhur shumicën e popullit rreth vetes. Në bashkëpunim me forcat e tjera politike shqiptare në Kosovë si dhe me Kuvendin e atëhershëm të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova dhe LDK-ja përmbyllën kornizën ligjore për institucionalizimin e pavarësisë së Kosovës. Deklarata e pavarësisë (2 korrik 1990), shpallja e Kosovës Republikë dhe miratimi i kushtetutës së saj (7 shtator 1990), referendumi popullor për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, mbajtur në fund të shtatorit 1991, qenë prelud për zgjedhjet e para shumëpartiake për Kuvendin e Kosovës, mbajtur më 24 maj 1992. Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh President i Republikës së Kosovës. Dr. Ibrahim Rugova u rizgjodh President i Republikës së Kosovës në zgjedhjet e mbajtura në mars të vitit 1998.

Nën udhëheqjen e Dr. Ibrahim Rugovës LDK-ja fitoi shumicën e votave në zgjedhjet e para lokale të sponsorizuara ndërkombëtarisht në Kosovën e pasluftës në tetor të vitit 2000 si dhe n zgjedhjet e para nacionale në vitin 2001 dhe në zgjedhjet e dyta lokale të vitit 2002. LDK fitoi edhe zgjedhjet e fundit nacionale më 2004.

Në përvjetorin e vdekjes së Ibrahim Rugovës, më 21 janar 2007, Presidenti i Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu, dekoroi Presidentin historik të Kosovës me Urdhrin “Hero i Kosovës”, titulli më i lartë në vendin tonë që u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës që kanë bërë “vepra trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

Vushtrria per nga Lashtesia

Mr. Izet Miftari:

Viciana – Vushtrria nga lashtësia deri më 1918

Për të mos pasur kurrfarë konfuziteti në emërtimin e këtij qyteti, gjatë paraqitjes së këtijë fejtoni, lexuesi do të hasë, kryesisht, në tre emërtime për këtë qytet: Vicianë, Viçitrinë dhe Vushtrri, që varësisht nga periudhat që korospendojnë, edhe mund të jetë përdorur emërtimi. Përkundër emërtimeve të ndryshme, lokaliteti mbetet i njejejtë, sikurse që kemi të bëjmë për popullin shqiptar, që në të kaluerën dhe sot është emërtuar si: Pellazgë, Ilirë, Albanë, Arbër, Arvanitas, Aranutë, Arbreshë etj.

I. VEÇORITË GJEOGRAFIKE TË KOMUNËS SË VUSHTRRISË
Sipas shnimeve statistikore të Agjensisë Kadastrale të Kosovës të vitit 1985, territori i komunës së Vushtrrisë kishte 34.481 ha, 77 ari e 81 m2 me 65 zona kadastrale. Me një fjalë sipërfaqja e thekësuar zinte rreth 3,2% e territorit të përgjithshëm të Kosovës. Kjo komunë shtrihet në pjesën veriore të Kosovës. Ka formë të zgjatur në drejtim Veri-Jug (gjatësia maksimale afro 34 km) dhe pak më shumë e zgjeruar në mes (gjerësia maksimale afro 23 km) me një gjatësi të vijës kufitare prej afro 104,5 km. Kordinatat, në mes të cilave gjendet territori i komunës së Vushtrrisë, janë:
X1 : 200 50’ 09’’ dhe X2 : 210 07’ 05’’
Y1 : 420 41’ 20’’ dhe Y2 : 420 55’ 18’’
Kufiri administrativ i komunës në pjesën veriore, lindore (Kopaoniku) dhe jugperëndimore (Qyqavicë) kryesisht ka karakter kodrionoro-malor, kurse në pjesët veriperëndimore dhe juglindore është fushor. Territori i komunës së Vushtrrisë shtrihet në një sipërfaqe prej 345 km2 .
Në bazë të të dhënave të Ruzhdi Pllanës, të paraqitura në monografinë e Vushtrrisë (2003), në aspketin e kufizimit gjeografik, Vushtrria në veri ka Mitrovicën, në lindje Besianën (Podujevën), në jug Kastriotin (Obiliqin), në jugperëndim Drenasin (Gllogovc) dhe në perëndim Skenderajn. Kufiri verior i komunës së Vushtrisë fillon nga trekufiri Vushtri-Skenderaj-Mitrovicë, në jug të fshatit Vërri dhe shtrihet kryesisht në drejtim të verilindjes, pret lumin Sitnica, vazhdon kryesisht nëpër anën e djathtë të luginës të lumit Smrekonica, duke e ngritur shpateve të Kopanikut jugperëndimor, pastaj në juglindje të Rashanit dhe lindje të Tërstenës, arrin deri në jug të Barës, si pika më veriore e komunës. Në vazhdim vija kufitare shtrihet në drejtim të lindjes, në jug të Kovaçicës deri të Kërshi i Bardhë (1245 m) në trekufirinVushtrri - Mitrovicë – Besianë (Podujevë). Më tutje kufiri vazhdon në drejtim të jugut anës së djathtë të lumit të Kaçandollës deri në jugperëndim të Majancit, ku gjendet trekufiri Vushtrri-Kastriot-Besianë. Në vazhdim vija kufitare shtrihet kryesisht në drejtim të jugperëndimit, pret lumin Llap dhe Sitnica dhe ngritet në shpatet juglindore të Qyqavicës, ku në veriperëndim të fshatit Sibovc gjendet trekufiri Vushtrri-Kastriot-Drenas. Në vazhdim kufiri kryesisht shtrihet përgjatë kurizit të malit Qyqavica në mes të Vushtrrisë, Drenasit dhe Skenderajt. Vija kufitare më e gjatë është me atë të komunës së Mitrovicës, në pjesën veriore. Komuna e Vushtrrisë në periudhën e pas luftës ka pasur ndryshime territoriale dhe në numër të vendbanimeve që kanë hyrë në njësin administrativ të saj. Në kuadër të komunës së Vushtrrisë tani gjenden 67 vendbanime, të organizuara në 15 bashkësi lokale. Organizimi institucional dhe veprimtaria e Komunës 17 nëntor 2007 bëhej në bazë të Statutit të Komunës si akt më të lartë juridik të aprovuar më 01.10.2001. Ndërkaq, pas zgjedhjeve të 17 nëntorit 2007, komuna e Vushtrrisë qeveriste në bazë të rregullores së re për vetëqeverisje komunale.
Qyteti i Vushtrrisë ka pozitë të volitshme gjeografike, sepse shtrihet në pjesën veriore të fushëgropës së Kosovës, ku gërshetohen linja të randësishme antike dhe mesjetare të transportit longitudinal dhe transferzal, të cilat kanë lujtur rol të rëndësishëm gjatë historisë së krijimit dhe zhvillimit të qytetit. Nëpër qytet dhe rrethinën e ngushtë të tij kalonte rruga transite boshnjako-maqedone, e cila në veri të tij gërshetohej me atë të Dubrovnikut, kurse në jug të qytetit, disa dhjetra kilomatra larg, kalonte po ashtu rruga e rëndësishme antiko-mesjetare transferzala Lisssus-Prizren-Prishtinë-Besianë-Naissus (Lezhë-Prizren-Prishtinë-Besianë-Nish). Rrjeti i vjetër antik rrugor vazhdoi të ketë funksione të rëndësishëme në mesjetë dhe më vonë. Ky rrjet rrugor është paradisponuar nga pozita gjeografike dhe kushtet e volitshme natyrore të pjesës qendrore të Gadishullit Ballkanik, ku shtrihet edhe komuna e Vushtrrisë.
Nëpër Vushtrri shtrihet edhe rruga regjionale Mitrovicë-Prishtinë-Ferizaj. Kjo rrugë në veri vazhdon nëpër luginën e Ibrit, duke krijuar lidhje shumë të mira Kosovës me vendet e Evropes Qëndrore dhe Perëndimore. Në Mitrovicë, 12 km në veri të Vushtrrisë, rruga në fjaë kryqëzohet me magjistralen e Adriatikut, e cila nëpër luginën e Ibrit të Epërm, lidh Kosovën edhe me bregdetin adriatik malazias, respektivisht Korridorin Dalmatin të ardhshëm. Nga Mitrovica, përmes luginës së ngushtë të Stantërgut, shtrihet rruga për në minierën e Trepçës. Pastaj, kjo rrugë vazhdon nëpër Shalë të Bajgorës në drejtim të Llapit, e cila për disa kilometra ka mbetur e palidhur si duhet. Kah drejtimi i jugut, nëpërmjet Grykës së Kaçanikut, lidhet me luginën e Vardarit dhe gjirin e Selanikut. Në Shkup kjo rrugë longitudinale prehet me rrugën transferzale ballkanike “Korridori 8” Durrës-Shkup-Sofje-Varnë. Nga kjo arterie e rëndësishme rrugore, Vushtrria gjendet në distancë prej afro 110 km. Gjithashtu, territory io kominës së Vushtrrisë gjendet në afërsi të transferzales regjionale veriore të Kosovës që çon anës veriut të bazenit të Kosovsë, në pjesën veriore të Drenicës dhe Dukagjinit (Mitrovicë-Runikë-Pejë). Deri më sot Vushtrria mbeti e palidhur drejtpërdrejt me Skenderajn dhe Drenasin përmes ndonjë rruge automobilistike.


Nga:
Mr. Izet Miftari: